Holli hyrës në banesë

Është i organizuar me hapësirë të mjaftueshme për montimin e dollapit të gardërobës; i shtruar me qeramikë dhe i pajisur me tabelën shpërndarëse për energji elektrike dhe nënstacionin e ngrohjes për njësinë banesore. Korridori Varësisht nga përmasat e banesës, funksionalisht do të lidhë kthinat e banesës mes vete, e në disa raste edhe të përkufizojë zonën intime të banesës. Në tërësi do të jetë i shtruar me parket të lameluar, me furnir natyral bungu.

Dhoma e ditës dhe tryezaria

Si njësi të veçuara, në të gjitha rastet do të kenë lidhje direkte me kuzhinën dhe domosdo daljen në hapësirë të ballkonit apo logjës..

Kuzhina

Do t’i ketë të kryera instalimet e nevojshme për pajisjet që do të montohen. Për porosinë e kuzhinës, klientët do të pajisen me plane të detajuara për pozitën specifike të elementeve kyçe të kuzhinës

Banjat dhe tualetet

Dhe në raste të veçanta edhe hapësirat e lavanderisë, do të jenë në tërësi të veshura me qeramikë. Banjat dhe tualetet do të jenë të pajisura në tërësi me elemente hidrosanitare. Ndërsa në raste ku ka lavanderi, instalimi do të jetë i kompletuar për kyçje të rrobalarëses dhe rrobatharëses

Dhomat e gjumit

Varësisht nga tipi, do të jenë të ndërtuara duke respektuar përmasat minimale të kërkuara sipas standardeve për këto hapësira.

close